Hyrje nje JAVA (Mesim per fillestaret)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hyrje nje JAVA (Mesim per fillestaret)

Mesazh nga SpY. prej Sat Sep 06, 2008 3:30 am

Hyrje

Programimi ėshtė njėra ndėr fushat mė tė rėndėsishme, mė interesante dhe mė komplekse tė shkencave kompjuterike. Nė fakt programimi ėshtė njė fushė e domosdoshme nė krijimin e ēdo teknologjije kompjuterike.
Sot jeta e njeriut ka marr njė kuptim tjetėr, njė kahje tjetėr pėr shkak tė zhvillimit teknologjik, kurse ky zhvillim ėshtė I bazuar nė programimin.
Sot kompjuterėt janė shumė mė tė vegjėl, mė tė shpejt, mė tė lirė. Ata mund tė lidhen dhe nė rrjet. Sot ėshtė krijuar rrjeti botėror qė quhet internet. Tė gjitha kėto janė rezultate tė zhvillimit tė programimit.
Mėnyra e parė e programimit ishte procedurale, dhe programimi shkruhej nė kėtė formė, por nė shekullin qė kaloj morri njė kahje tjetėr. Sot programimi ėshtė komplet njė koncept tjetėr. Ky programim quhet object-oriented.
Programimi object-oriented ėshtė shumė mė I efektshėm, mė I shpejt nė egzekutim, etj. Ka mė shumė aftėsi nė zgjidhjen e problemeve. Nė I bazuar ( orientuar ) nė objekte.
Si njė ndėr gjuhėt mė tė forta programuese tė object-oriented ėshtė Java.

Historiku i Java - sė
Gjuha programuese Java ėshtė zhvilluar nga kompania Sun Microsystems. Nė vitin 1991 ekspertėt e Sun-it, tė udhėhequr nga Patrick Naughton dhe James Gosling filluan tė dizajnojnė njė gjuhė programuese me qėllim tė veēantė.
( Java nė shqip shqiptohet Gjava ).
Java ėshtė krijuar pėr tė bėrė programe tė vogla dhe efikase pėr pajisje ( dhe platforma ) tė ndryshme. Edhe pse Java nuk kishte njė sukses tė madh nė komercializm, ajo sot pėrdoret nė shumė pajisje tė ndryshme siē janė mobilat ( cell phones ), PDA ( Personal Digital Assistant ).
Java deri nė arritjen e suksesit kishte shumė emra. Emri I parė ishte *7 (star seven) (shqip: ylli I shtatė ). Pėr shkak tė shqiptimit tė vėshtirė dhe tė komplikuar e zgjodhėn fjalėn OAK (shqip: lis ) sipas lisit tė programerit tė parė qė ishte afėr dritarės sė tij tė punės. Por mė vonė kuptuan se egziston njė gjuhė me tė njėjtin emėr, fjala Java u bė emri zyrtar I gjuhės.
Sa I pėket sintaksės sė Java – sė, Java sintaksėn e trashigon nga gjuha C dhe C++. Mė poshtė ėshtė e vendosur njė grafikė ku shpjegon prejardhjen e Java – sė, dhe karakteristikat e saj tė trashguara nga gjuhėt tjera.

Figura 1. Prejardhja e Java – sė

Cilėsit e Java – sė
Sipas Patrick Naughton dhe James Gosling gjuha programuese Java ėshtė: “ Njė gjuhė e thjeshtė object-oriented, network-savvy ( shqip: specializuar nė rrjeta ), interpreted (shqip: gjuha interpretuese), robust (shqip: e fuqishme), secure (shqip: e sigurtė), architecture-neutral (shqip: e dizajnuar pėr qėllime tė pėrgjithshme), portable (shqip: qė punon nė plaforma tė ndryshme), high performance (shqip: me performancė tė lartė), multithreded (shqip: krijon aplikacione multi-threded), dynamic language (shqip: gjuhė dinamike).Pra, Java ėshtė gjuhė object-oriented. Objekti nė object-oriented ėshtė gjithēka, dhe aplikacionet punojnė nė bazė tė saj. Objekt sipas object-oriented ėshtė gjithēka qė mund tė shihet, preket, imazhinohet, etj. Gjithashtu ēdo pjesė e vogėl e programit ėshtė objekt.Objektet komunikojnė nė mes veti duke dėrguar mesazhe njėri-tjetrit. Nė kėtė formė aplikacioni nė object-oritented funksionon.Java ka shumė klasa mbi tė cilat mund tė ndėrtohen aplikacionet tė cilat pėrdorin rrjetin, protokolet e tij, etj. Me anė tė kėtyre klasave ėshtė e mundur qė aplikacionet tėndėrtohen, bile edhe client/server aplikacionet.Java ėshtė gjuha kompajluese edhe gjuhė interpretuese. Java pėrveē qė ka veglėn (ang. tool) javac (Java Compiler) ka edhe JVM ( Java Virtual Machine ) e cila interpreton kodin e Java – sė, I cili ėshtė I kompajluar. JVM ėshtė njė vegėl qė bytecode – in ( kodi I kompajluar ) e kthen nė machine code ( kodin binar ).Java ėshtė njė gjuhė e fuqishme. Vet fuqia e saj object-oriented dhe karakteristikat e programimit OO, bėn qė Java tė jetė njė ndėr gjuhėt mė tė fuqishme. Ajo punon me klasat bazike qė ka, veglat pėr gabime ( ang. exceptions ), dhe karakteristikat tjera tė OOP.Java ėshtė njė gjuhė e sigurtė. Java mundėson aplikacionet tė krijosh si paketa ( ang. packages ). Gjithashtu Java pėrdor Collection. Java poashtu ka platformėn e vet.

Java ėshtė e dizajnuar pėr qėllime tė pėrgjithshme. Ajo sot mė sė shumti pėrdoret nė aplikacionet e biznesit, por kjo nuk do tė thotė qė Java nuk mund tė realizoj aplikacionet tjera si psh. tė shkencės, teknologjive tjera, etj, etj.
Java ėshtė gjuha e vetme deri mė tani e cila ka aftėsin pėr tė egzekutuar tė njėjtin kod nė tė gjitha platformat apo paisjet. Java aplikacionin tė cilin ne e pėrdorin nė sistemin operativ Windows, tė njėjtin mund tė pėrdorin edhe nė Linux, Solaris, Unix, Mac, etj.Java ka njė performancė tė lartė si gjuhė programuese. Java si ēdo gjuhė tjetėr OO mundėson reuseability ( shqip: ripėrdorimin e kodit ).
Gjithashtu Java ėshtė multithreded, qė d.m.th. se Java mund tė krijoj aplikacione tė cilat mund tė pėrdorin pipes ( shqip: linjat, kanalet egzekutive ) tė procesorit.Java ėshtė gjuhė dinamike. Java mundėson ripėrdorimin e kodit, mundėson shtimin e klasave bazė tė saj, tė cilat mund tė pėrdorėn nė shumė aplikacione, por qė mund tė gjinden nė internet shumė lehtė tė krijuar nga programer tjerė.
JVM ( Java Virtual Machine )
JVM ėshtė njė vegėl e Java – sė e cila mundėson interpretimin e bytecode – it gjatė egzekutimit. JVM ėshtė krijuar qė Java tė jetė OOP platform-independent ( shqip: e pavarur nga platformat ).
Klasat Bazike tė Java -sė
Klasat bazike janė disa klasa tė krijuara pėr qėllime tė pėrgjithshme. Klasat janė pjesė e gjuhės. Ato pėrdorėn nga programer pėr tė krijuar aplikacionet e tyre. Shembull I saj mund tė jetė java.io.*; apo java.lang.*. Kėto klasa thirren me anė tė komandės import.
UML
UML ( Unified Modeling Language ) ėshtė gjuha me anė tė cilės dizajnohet programi. Ka tė njėjtin qėllim siē ka algoritmi nė gjuhėt procedurale. Ajo paraqitet me tabela, vizat ndėrlidhėse, shenjat dhe emrat e elementeve tė klasave.
OOP: Katėr veglat kryesore

Encapsulation
Encapsulation ėshtė njėra ndėr veglat mė tė fuqishme nė programimin OO.
Encapsulation menaxhon kontaktin e objekteve nė mes veti. Encapsuation mirėmban sigurinė e tė dhėnave apo pjesėt tjera tė njė objekti. D.m.th. siguria e objekteve tė njė programi nė OOP bėhet me anė tė kėsaj vegle ( ang. Feature ).Encapsulation pėrdor 4 identifikatorėt (ang. Identifiers) pėr tė arritur rezultatin. Kėta identifikator janė public, private, protected, dhe default. Nė gjuhėn UML kėta identifikator paraqiten si +, -, #, dhe default nuk ka shenjė. Pra si nė quhen UML, ashtu edhe nė Java, default nuk ka emėr as shenjė. Default nėnkuptohet nėse ndonjė access modifier tjetėr nuk ėshtė deklaruar.
Kėta identifikator ndryshe quhen edhe access modifiers (shqip: modifikatorėt e sigurisė).
Secila prej kėtyre identifikatorėve kanė nivelet e veta tė sigurisė. Shembull public lejon cdo object tė kyqet nė objektin tjetėr. Pra, nė metoda apo edhe variabla ( dhe konstante ).

Abstraction
Abstraction ėshtė gjithashtu njėra ndėr veglat mė tė fuqishme tė programimit OO. Pra bėn pjesė nė katėr veglat qė OOP e bėjnė mėnyrėn mė tė forte tė programimit deri mė tani.
Abstraction ėshtė vetėm njė concept I cili pėrdorėt nga programerėt ku bėn zhvillimin e software-it mė tė fuqishėm.Kjo arrihet me krijimin e klasave abstrakte ( ang. Abstract classes ) dhe konkrete (ang. Concrete classes). Nė klasa abstrakte definohen metodat dhe variablat e njėjta tė objekteve, kurse nė klasa konkrete deklarohen metodat dhe atributet e ndryshme tė objekteveShembull klasa Personi ėshtė klasė abstrakte. Nė kėtė klasė deklarohen atributet si emri, mbiemri, gjinia, mosha, etj. Kurse nė klasat konkrete si psh. Punėtori dhe Mėsuesi. Tek Punėtori mund tė definohen rroga, veglat, orari I punės, etj. Gjithashtu Mėsuesi mund tė ketė vecorite tjera tė ndryshme si psh. Numri I nxėnėsve, notat e nxėnėsve, etj.
Me anė tė abstraction software mund tė ketė njė structure dhe organizim shumė mė tė mire dhe si rrezultat do tė kemi njė software shumė mė tė shpejt nė egzekutim, mė tė sigurtė, dhe mė stabil.
Inheritance

Edhe Inheritance ėshtė vegėl nė katėr veglat kryesore tė programimit OO. Kjo zgjidh njė ndėr problemet mė tė mėdha nė kėtė lloj programimi.
Inheritance do tė thotė Trashėgimi. Pra kjo vegėl ka tė bėj me trashėgimin. Me anė tė kėsaj vegle u bė realitet edhe vet abstraction. Gjithashtu qėllimi kryesor I suksesit tė OOP ka qenė ripėrdorimi I kodit ( ang. Code reuseable ), dhe kjo arrihet me inheritance.Pėr tė kuptuar mė mire kėtė vegėl tė OOP do tė marrim shembullin e kaluar me klasat Personi, Punėtori dhe Mėsuesi.Nėse krijojmė njė object Punėtori, ai object do tė pėrmbante emrin, mbiemrin, moshėn e ndonjė punėtori. Por nė klasėn punėtori kėto variabla nuk janė definuar. Pra, punėtori kėto variabla do tė trashgoj nga klasa Personi me anė tė Inheritance.Nėse nė klasėn Personi ne do tė definojmė metodėt shkuarjaNePune, ne mund tė pėrdorim tė njėtėn metodė pėr punėtorin ( shkuarja e tij nė punėtorin e tij ) dhe pėr Mėsuesin ( shkuarja e tij nė shkollė ). Pėrdorimi I kėsaj vegle qė arrihet me anė tė inheritance dhe bėn ripėrdorimin e kodit pėr dy qėllime tė ndryshme quhet polimorfizm (ang. Polymorphism ). Polimorfizmi ėshtė gjithashtu njėra ndėr koncektet mė tė forta tė programimit OO.
Poashtu polimorfizmi ėshtė vegla e katėrt e programimit OO.
Java: Data Types

Java ėshtė njė gjuhė programuese e cila ka dy kategori tė llojeve tė tė dhėnave (ang. Data Type). Grupi I parė ėshtė primitive data type, ku janė tetė lloje tė data type – eve. Tabela e mė poshtme tregon mbi kėto lloje tė data types.
Grupi tjetėr ėshtė References ku si lloj kryesor I data types ėshtė String. Stringu ėshtė njė varg char-ėsh. Me shprehje matematikore String ne mund tė shprehim kėshtu: ch1 + ch2 + ch3 + … + chn = String 1.
Shėnim: Data types pėrdorėn pėr vendosjen e tė dhėnave dhe ruajtjen e tyre. Ekzistimi I disa lloje tė tė dhėnave ėshtė pėr shkak tė krijimit tė formave tė tė dhėnave, shembull tekst, numėr, date, etj, etj. Objekti

Objekti ėshtė pjesa kryesore nė programimin object-oriented. Nė fakt I gjithė programi nė object-oriented ekzekutohet si njė grup objektesh qė komunikojnė nė mes veti. Objektet komunikojnė nė mes veti me anė tė mesazheve.
Cfarė ėshtė objekti? Nė konceptimin teorik, nė programim object ėshtė gjithcka qė na rrethon. Edhe vet ne jemi objekte. Gjithashtu object ėshtė toka, pema, dora, rruga, etj. Objekt ėshtė edhe gjėrat abstrakte si dashuria, gėzimi, etj.
Cfare e definon nje object? Nė studimin e objekteve qė filozofėt e vjetėr kishin rėnė nė njė pike ku njė object mund tė definohet apo mund tė quhet object vetėm nėse ka atributet e veta, dhe sjelljet e veta.
Shembull, njė person ėshtė njė object, sipas programimit object-oriented. Pse? Sepse ka atributet e veta qė janė koka, dora, kėmbėt, syri, etj, etj. Kurse gjithashtu ka edhe sjelljet e veta qė janė vrapimi, ecja, leximi, lėvizja e kokės, etj.
Pra pėr krijimin e njė objekti, ne duhet tė definojmė atributet e tij. Njė atribut mund tė definohet kėshtu.
Int abc = 0;
Fjala int definon llojin e atributit, nė kėtė rast ėshtė integer primitiv. Fjala abc ėshtė fjala e definuar nga programeri pėr emėrtimin e kėtij atributi. Kurse pjesa tjetėr e kodit definon vlerėn fillestare tė atributit, nė rastin tone ėshtė 0. (Cdo statement nė Java pėrfundon me shenjėn ;).
Poashtu thamė qė objekti ka edhe sjelljet e tij, qė nė terminologjinė e programimit object-oriented quhen metoda.
Metoda ėshtė pjesė e kodit e cila bėn qė objekti tė funksionoj nė mėnyrė complete. Nė shembullin e mėparshėm, njė person duhet tė ec. Pra objekti I personit ka nevojė pėr krijimin e metodės pėr ecje.
Krijimi I metodės nė Java mund tė definohet kėshtu.
void ec()
{
// Kodi shkruhet ketu
}
Fjala void definon qė metoda nuk ėshtė pėr tė return dicka. Pra nė Java ka dy lloj metodash. Ato return dhe ato void. Nė rastin tone ne pėrdorim void. Pastaj ėshtė emri I metodės, nė rastin tone ecja. Klapat () janė pjesė e kodit Brenda tė cilave definohen atributet locale tė atij procesi.
Nė klapat {} shkruhet procesi qė bėn ajo metodė. Eshte ai kodi qe zgjidh problemin qė ka metoda pėr detyrė, nė rastin tone bėn qė personi tė ec.

Programi me i thjeshte ne JAVA eshte ky:
public class pr1
{
public static void main(String args[])
{
System.out.println(”Ky eshte programi i pare”);
}
}
Se peri e ruajme kete program me emrin pr1.java
Pastaj per ta kompajlluar kete program duhet qe ne command prompt (terminal) te shkruajme javac pr1.java. Pasi te kompajllohet per ta ekzekutuar duhet te shkruajme java pr1 dhe ne ekran do te shfaqet: Ky eshte programi i pare

SpY.
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 405
Join date : 05/09/2008
Location : [root@locahost]:~alb-warez.ch

Shiko profilin e anėtarit http://albwarez.darkbb.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi